Këto kohë kanë qarkulluar thashethemet nga raporti i analistit Ming-Chi Kuo në lidhje me tri versione të mundshme të Samsung Galaxy S10. Të gjeturat e XDA tregojnë për një version shtesë, të papërmendur më parë.

Modelet që priten të dalin janë: Beyond0, Beyond1, Beyond2 dhe Beyond25g. Këto variante të telefonit janë vetëm supozime deri tani, edhe pse ekzistojnë prova se telefonat ekzistojnë.

Modeli Beyond0 është i njohur të jetë emri kodik i Samsung për Galaxy S10. Supozimi është se ky model do të vijë me çmimin dhe specifikat më të ulta nga versionet e reja S10. Beyond1 thuhet se ka një ekran AMOLED 5.8 inç dhe do të jetë versioni kryesor i S10. Modeli Beyond2 vjen me një ekran prej 6.44 inç dhe është një version më i madh i telefonit. Modeli i fundit Beyond25g pritet të jetë telefoni i parë Samsung Galaxy që mbështet 5G.

Samsung me të vërtetë mund të sjellë risi interesante përreth gjeneratës së tyre të ardhshme të telefonëve, pas dështimit në shitje të Samsung Galaxy S9. Gjithçka pritet të zbulohet zyrtarisht në eventin “A Galaxy Event” në datën 11 Shtator. Deri atëherë jemi në pritje.