Aplikacioni më i ri i blerjeve do të quhet “IG Shopping” dhe do t’ju mundësojë tregtarëve dhe markave të promovojnë dhe shesin mallrat e tyre.  Aplikacioni ende po përgatitet dhe mund të ketë një afat kohor për nisjen ose testimin e mundshëm të tij.  Përmes tij përdoruesit mund të shfletojnë dhe blejnë produkte në vetëm disa klikime.

Me rritjen e shitjeve dhe blerjeve online krijimi i këtij aplikacioni vetëm për blerje mund të ndihmojë për të bindur më shumë biznese të kenë një prani në Instagram ose një aplikacion për blerje të Instagram.

Instagram prezantoi një eksperiencë blerjeje në aplikacion në vitin 2016, përpara se të futej më gjerësisht vitin e kaluar. Sistemi ofron mundësi blerjeje nëpërmjet artikujve të etiketuar në imazhet e postuara dhe kohët e fundit Instagram ka punuar për të lehtësuar sa më shumë blerjen online. E gjitha çfarë duhet bërë është të shkarkohet aplikacioni.