Për të gjithë ju që jeni “të fiksuar” dhe përdorues të rregullt të Samsung ju njoftojmë se sipas një raporti të fundit të botuar nga Newzoo Samsung ka mundur Apple në shitjet globale të telefonave.

Globalisht, në qershor të vitit 2018 kishte 3.6 miliardë telefon aktiv në përdorim, ndër që Samsung ishte firma më popullore në botë për telefona, me 893 milionë pajisje aktive dhe një pjesë të tregut prej 27%. Avantazhi i Samsung është kryesisht për shkak të përzgjedhjes së pajisjeve të lira të kompanisë, të cilat janë të përshtatshme në tregjet në zhvillim si India.

Apple vjen në vendin e dytë me një pjesë tregu prej 24% dhe pas tij kompanitë kineze sipas renditjes përkatëse Oppo, Xiaomi, Huawei dhe Vivo, të cilat përbëjnë 1/3 e telefonave në botë.

Mirëpo Apple ka arritur të qëndrojë si kompani shumë fitimprurëse pasi ka futur në treg gjithnjë e më shumë pajisje më të sofistikuara dhe më të shtrenjta. Me prezantimin e celularëve të fundit çmimet variojnë nga 749 $ deri në 1099 dollarë.