Apple Watch 4 nuk është vetëm numri një i orëve të mençura në botë, por është ora numër një sipas deklaratës së CEO-s i Apple Tim Cook.

Falë dizajnit të saj të ri pa korniza dhe zëvendësimit të pullës me regjione të ndjeshme në prekje, seria e re e Apple Watch rrit madhësinë e saj të fytyrës nga 40mm dhe 44mm. Kjo orë është ‘një kujdestar inteligjent për shëndetin tuaj”.  Apple Watch 4 ka një elektrokardiogram të ndërtuar, të aprovuar nga FDA, zbulimin e rënies së rrahjeve, thirrje emergjente dhe më shumë.

Ora e re ka një ekran më të madh dhe përmban elektrokardiogramin për të analizuar rrahjet e zemrës së përdoruesit dhe dërgon raporte në raste të çrregullimeve. Është pajisur me altoparlantë të rinj dhe një procesor që do të  sjellë shpejtësi shumë më të mëdha për orën.

Apple nuk zbulon shifrat e shitjeve për pajisjen, por studiuesi i tregut IDC, vlerëson se gati gjysma e 43.5 milionë e orëve të mençura të këtij viti të do të vijnë nga Apple. Porositë

fillojnë nga nesër pasi modeli do të dalë në treg më 21 shtator dhe çmimet fillojnë nga 400 dollarë për modelet e reja.