Prodhuesi japonez, që gjithmonë është përpjekur që të sjellë inovacione në makina, tani ka ndërtuar LY 650, me të cilin do t’i hyjë rrugëve ujore. Jahti i ri është i gjatë 20 metra dhe ka gjashtë metra gjerësi. Arkitektët e LY 650, janë frymëzuar prej Lexus Sport Yacht Concept me 12 metra, i cili për herë të parë u paraqit gjatë vitit të kaluar.

Modeli që mbeti vetëm si koncept, i cili parashikohej të punonte me motorin 5.0-litra V8, tashmë do të përdoret edhe te jahti i ri. Eksterieri i LY 650 është kompletuar prej makinave më të mira në Lexus, ndërsa ka tavanin prej modeleve më të pëlqyera.

Yoshihiro Sawa, presidenti i kompanisë, ka thënë se me këtë model të ri jahti dëshiron t’iu japë mundësi klientëve, që të vizitojnë bregdetet që ata preferojnë. Problemi që ka ky modeli do të jetë parkimi për shkak të madhësisë që do të ketë.

Pritet që jahti të hyjë në prodhim në gjysmën e 2019-ës dhe të lançohet si model i ri në fund të vitit.