Sipas parashikimeve X7 do të prezantohej gjatë nëntorit të Los Angeles, por lajmi i ri është shumë më i mirë. The Driver ka bërë të ditur, se ky model do të prezantohet gjatë tetorit në Paris Motor Show.

Prodhuesit gjerman nuk po i pritet të hyjë në segmentin e veturave SUV të mëdha me këtë model të ri. Dimensionet gjigante dhe forma e gjatë e pjesës së përparme, kanë ngjallur debate të mëdha si nga kritika ashtu edhe prej publikut. Ende nuk dihet nëse  X7 do të ketë version hibrid apo tërësisht elektrik, sipas pretendimeve të BMW-së, që të përmbushë qëllimet e elektrifikimit deri më 2025.

Thuhet se në X7 është integruar edhe M Performance, që nuk është aq miqësore me natyrën, gjë të cilën e kanë kundërshtuar shumë zyrtarë të kompanisë.

Në bazë të imazheve zyrtare, mund të thuhet se ky model është mjaft sportiv. Për detajet e tjera na mbetet të presim prezantimin zyrtar në tetor.