Viti i ardhshëm do të sjellë lançimin e Galaxy S10. Për ata që shpresojnë të shohin një ridizajnim të madh për Samsung Galaxy S10, meqë ky do të jetë telefoni i dhjetë në linjën e Galaxy S të Samsung, nuk do të ketë risi.

Sipas thashethemeve kompania nuk do të bëj ndonjë ndryshim të madh në dizajn për telefonin. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndryshime, por nëse ka, nuk do të jetë ndonjë gjë e rëndësishme. Dizajnet e Samsung për telefonat e tyre kanë qenë gjithmonë mjaft të mirë dhe gjatë viteve, kompania ka rafinuar dizajnin që ka përdorur. Fakti që nuk do të ketë ridizajn të ri për modelin e fundit jo domosdoshmërisht përbën diçka të keqe.

Konferenca teknologjike CES 2019 ndodh në janar. Na mbetet të presim dhe të shohim çfarë inovacionesh do të sjell gjiganti korean.