Apple po heq markimin ‘Plus’ në 2018. Nuk do të ketë një iPhone X Plus, as nuk do të ketë një iPhone XS Plus. Burime të shumëfishta kanë konfirmuar këtë, dhe kanë pohuar gjithashtu se Apple nuk po e konsideron përdorimin e “Pro” për modelin premium.

Burime të ndryshme kanë deklaruar se Apple do të përdorë një emër krejtësisht të ri për modelin e tyre OLED prej 6.5 inç: iPhone XS Max. Ndërsa Apple ka eksperimentuar me emërtimin përmes një numri të vetëm ose atij numri të ndjekur nga ‘Plus’, kjo do të thyente traditën në mënyrë të plotë.

Përveç iPhone XS Max, Apple pritet gjithashtu të njoftojë iPhone XS 5.8 inç dhe një model LCD prej 6.1 inç që pritet të ketë një çmim më të lirë.

Presim çdo të ndodhë në 12 shtator në Teatrin Steve Jobs në Cupertino.