Me përpunimin e stilit të vjetër të eksterierit, ngjyrën e arit, motorin e fuqishëm dhe enterierin luksoz, kjo është Porsche më e mira që është lançuar deri më tani. Lançimi u bë në Pebble Beach në versionin Project Gold, që është përpunim i gjeneratës 933 për Shekullin XIX. Ky model ka një të metë,  nuk është legal drejtimi i tij për rrugë.

Kjo makinë mund të drejtohet vetëm nëpër pista, pasi është e ndaluar në rrugë legale. E tëra ka të bëjë me gazrat që emeton, si dhe zhurmën, që është mbi normat e lejuara. Lëshon shumë gazra dhe zhurmë, kështu që nuk lejohet të vozitet në rrugët e shumicës së shteteve.  Motorët që freskohen me ajër nuk mund t’i kalojnë testet famëkeqe të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ende nuk dihet, nëse Porsche është duke punuar që ky model i ripërpunuar me 450 kuajfuqi të adoptohet edhe për rrugë normale. Ndërkohë të apasionuarit e Porsche mund ta blejnë një Project Gold dhe ta admirojnë duke e parë në garazh apo të shkojnë në pistë për disa xhiro.