Pocophone F1 mund të mos jetë shumë elegant, por  ka mjaft specifika mbreslënëse, duke përdorur procesorin Snapdragon 845 të Qualcomm, i cili do të çiftëzohet me 6GB ose 8GB RAM.

Telefoni ka një ekran LCD me madhësi 6,18 inç 1080p IPS dhe sensorë të dyfishtë kamerash në pjesën e prapme, të përbërë nga një 12MP dhe një sensor 5MP, ndërsa kamera frontale është një njësi prej 20MP. Telefoni do të ketë një port USB Type-C për ngarkim dhe do të mundësohet nga një bateri 4, 000mAh.

Pocophone F1 vjen nga një markë e re, e cila është një degë e Xiaomi-it, dhe ofron specifika të nivelit të lartë, me një çmim shumë të ulët. Pajisja është vënë në dispozicion sot në Indi për një çmim fillestar prej $ 300. Në Shqipëri, çmimi i pajisjes nuk do të jetë i njëjtë si në Indi, ku fillon rreth $ 300 USD.