Kompania ka pranuar se mesazhet nuk janë të mbrojtura nga enkriptimi, që mund të thotë se janë më të lehtë që të thyhen nga hakerët. Mesazhet nuk mbrohen nga enkriptimi në të dy anët dërgues dhe marrës në Google Drive. Kjo deklaratë u bë nga vetë Whats app.

Hakerët, policët apo madje edhe spiunët e qeverisë mund të kenë qasje në të dhënat private nëse ata kanë fituar qasje në llogarinë e dikujt të Google Drive.

Mirëpo ju mund ta fikni funksionin e arkivit duke shkuar në rubrikën opsione dhe duke zgjedhur biseda/chats dhe pastaj chats backup. Të gjitha të dhënat e ruajtura hiqen automatikisht pas 12 muajve. Jeremy Miles, një shkencëtar i të dhënave në Google, tha se është  gati e pamundur për të hyrë në një profil ‘cloud’ të Google nëse është vendosur një fjalëkalim i mirë dhe është ndezur ‘identifikimi me dy faktorë’.

Ndoshta ju keni qenë shumë të kënaqur që çdo tekst që dërgoni te miqtë ka qenë i koduar, kështu që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. Por rezulton se me thashethemet e fundit nuk mund ta flejmë mendjen plotësisht për privatësinë e këtyre mesazheve.