Modeli më i ri Porsche Taycan do të ketë dy motorë që së bashku do të prodhojnë 600 kaujfuqi. Pritet që Porsche Taycan do të jetë një ndër makinat më të mira elektrike që do të lansohet në treg.

Spiunët arritën ta fotografojnë teksa po testohej në rrugë dhe kishin një ide se çfarë pamje do të ketë. Por, deri më tani nuk dihej asgjë për pjesën e brendshme deri në momentin që disa

imazhe të reja u postuan në facebook dhe u hoqen menjëherë.

Çfarë bie në sy, është timoni i zakonshëm që mund ta gjejmë te çdo Porsche. Detaji që vërehet më së shumti, është paneli tërësisht digjital i instrumenteve, i pari te një Porsche.

Modelet e fundit të kësaj kompanie, i kanë pasur katër deri në pesë sisteme digjitale, por Taycan do t’i ketë të gjitha dhe e ngre këtë model në një nivel shumë më të lartë teknologjie.

Pjesët tjera janë të kamufluara, ndërsa shihet një pjesë e madhe e hapjes për ventilim.

Të presim deri të dielën kur të lançohet zyrtarisht ky super model i ri nga Porsche.