Samsung është duke punuar shumë në kategorinë e saj të re të telefonit të mençur. Në lançimin e fundit të Galaxy Note 9, CEO i Samsung-ut DJ Koh foli për celularin e ri të palosshëm. Ai ka zbuluar detajet e reja në lidhje me këtë telefon, i cili ka gjasa të quhet Galaxy F.

Telefoni i palosshëm i Samsung, Galaxy X ose F, pritet të lansohet në fillim të vitit 2019. Samsung është duke u fokusuar në zhvillimin e risive që do të pranohen dhe do të pëlqehen nga konsumatorët. Nënkuptohet se nuk do të shohim vetëm një Galaxy X, por një të parë në një linjë të re të telefonave inteligjentë dhe në një plan afatgjatë.

Samsung kërkon që të mos e humbasin titullin e parë në botë dhe synon të jetë i pari që do të lëshojë telefonin e palosshëm. Mirëpo këto deklarata janë lëshuar edhe nga Huawei. Tani duhet të presim se cili do të jetë i pari që do ta zyrtarizojë këtë risi.