Në Mitsubishi pritet një  model i ri atraktiv. Mësohet se kemi të bëjmë me një tjetër crossover, që mund të jetë kupe sportive. Për fat të mirë, Mitsubishi ka pranuar një menaxhment të ri dizajnimi, që pritet t’ia ndryshojë pamjen të gjitha modeleve të reja.

Alessandro Dambrosio është shefi ekzekutiv i dizajnit, që ka punuar për tetë vite në Alfa Romeo, para se ti bashkëngjitej Volkswagen Golf më 2009. Së bashku me stafin e tij, do të fokusohen në ndryshimin e eksterierëve të modeleve të reja, që janë kryesisht crossover dhe makina elektrike. Punët e Dambrosio mund të shihen te Alfa Rome 159, Giuliette dhe Mito, si dhe Maserati Gran Cabrio.

Ai është angazhuar te Polo dhe Passat, si dhe Bentley Bentayga, Audi A4/A5 dhe TT Sportback Concept. Portofoli i Dambrosios është i mbushur me modele të bukura, vetëm urohet që Mitsubishi do ta lë të liri dhe t’i japë hapësirën e duhur.