Audi është duke i bërë një rifreskim modelit TT për ta mbajtur edhe më tej në jetë. Nuk është pritur që t’i hiqet shtresa për kamuflazh për një kohë më të gjatë, por rrjedhja e fundit e imazheve, tregon se gjithçka është gati dhe ashtu siç pritej, mund ta shohim në fund të vitit në Paris Auto Show.

Duket sikur modeli aktual i zgjeruar, por nëse shikohet me kujdes, vërehet se është shumë më agresiv, me elemente të marra nga modeli TT RS. Grilli i modelit që lansohet më 2019, ka grill më të gjerë, të cilit ia janë ndryshuar qelizat dhe tani kanë forma ovale. Agresivitet ka edhe në pjesën e pasme, që është shumë më e ulët se paraardhësi, ndërsa tre gypat për nxjerrjen e gazrave i ka në mes.

Modeli i ri është lyer në ngjyrë të kaltër hapur, TTS ka rrota krejtësisht të reja, teksa shihen qartë edhe përfundimet me ngjyrë të lehtë argjendi.