Modeliteti i ri Incognito për aplikacionin YouTube do t’ju lejojë të shikoni videot pa lënë kurrë një gjurmë digjitale të provave në rend të parë. Mirëpo, adresa juaj IP ende do të regjistrohet, kështu që ndoshta është më mirë që të mos abuzoni në orare pune.

Për të përdorur këtë modalitet klikoni lehtë mbi ikonën tuaj të llogarisë. Këtu, do të gjeni “Turn on Incognito” që ndodhet pak më sipër Settings. Në këtë mënyrë historia juaj e shikimit nuk do të regjistrohet.

Ky opsion edhe pse garanton fshehtësi ka disa të meta. Nëse përpiqesh të shikosh përmbajtje me moshë të kufizuar në Incognito do të kërkojë që të fikësh opsionin dhe të identifikohesh përsëri në llogarinë tënde, duke e bërë këtë veçori disi të pakuptimtë.

Me pak fjalë Incognito iu ofron të njëjtën përvojë në YouTube që do të merrni nëse nuk jeni regjistruar asnjëherë në llogarinë tuaj Gmail. Nuk është ndonjë ndryshim dhe aq i madh ose duhet përmirësuar me të metat që ka.