5G përfaqëson një ndryshim të plotë në mënyrën se si qëndrojmë të lidhur në internet. Do të thotë një lidhje me shpejtësi Wi-Fi, kudo. iPhone X i 2019 mund të jetë telefoni me rrjetin më të shpejtë në botë në sajë të lidhjes 5G, që do të thotë shpejtësi gigabit.

Sipas thashethemeve burimet e zinxhirit të furnizimit e kanë zbuluar se Apple është në bisedime me MediaTek për një modem 5G. Apple nuk është zakonisht kompania e parë për të miratuar teknologjinë e re – madje edhe 999 paund iPhone X nuk ka ardhur me LTE-Advanced që telefonat Android me çmim gjysmë më të ultë tashmë e ofrojnë. Shtojini të gjitha këtyre faktin që rrjetet 5G ka gjasa të mos lançohen plotësisht edhe vitin e ardhshëm kështu që duket e çuditshme që Apple po e shqyrton këtë tashmë.

Një ndryshim i tillë dhe shumë i shpejtë do të kishte kuptim që Apple të ecte përpara.