Gjithmonë jeni në merak për celularin tuaj që mund të kushtojë. Si të gjithë, edhe ne na ka ndodhur, që për një moment mos të jemi të pavëmendshëm dhe telefoni i 500 eurove, apo edhe më i shtrenjtë, të rrëzohet dhe të pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Këllëfët, xhamat mbrojtës apo mbrojtëset të tjerë  nuk bëjnë aq shumë për ta mbrojtur pajisjen, e cila në shumicën e rasteve më kurrë nuk punon si më parë.

Philip Frezel e ka krijuar këtë ‘airbag’ për mbrojtjen e telefonave, që në momentin kur fillon të bie, i hapen nga katër këmbë si të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë. Philip është një student gjerman, i cili e pati edhe vetë këtë problem me telefonin. Për këtë arsye ai bëri këtë krijim të ri.

Gjatë një aktiviteti për krijime teknologjike që është zhvilluar në Gjermani, atij i është ndarë çmimi i parë dhe së shpejti pritet të nisë procedurat për ta shitur patentën.