Së shpejti edhe ju mund të përdorni aplikacionin e ri që ju lejon të shikoni Youtube ndërkohë që përdorni edhe aplikacione të tjera. Ky aplikacion i ri quhet PIP (foto-në-foto) dhe YouTube po e vë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Android, falas. Ata nuk do të duhet të paguajnë për Premium YouTube për ta marrë atë.

Një sektor PiP është në dispozicion në seksionin e Cilësimeve të aplikacionit YouTube, i kompletuar me udhëzimet se si të përdorësh funksionin në pajisjen tënde. Ajo çfarë duhet të bëni pasi të aktivizoni modalitetin është të prekni pullën home gjatë shikimit të një videoje në YouTube.  Një luajtës miniaturë do të shfaqet në krye të aplikacioneve të tjera në mënyrë që të vazhdoni të shijoni videon tuaj duke bërë diçka tjetër. Nëse dëshironi të rifilloni përvojën e plotë në YouTube, thjesht prekni dy herë dritaren PiP.

Mirëpo cilët persona janë duke e përdorur këtë aplikacion? Vetëm përdoruesit Android të bazuar në SHBA do ta marrin atë për momentin dhe ndër ta vetëm njerëzit me pajisje Android Oreo do të jenë në gjendje të përdorin (PiP). Oreo është vetëm në 5.7% e pajisjeve Android aktualisht në përdorim. Ndërkohë shumë shpejt përdorimi i këtij aplikacioni do të zgjerohet.