Agjencia DARPA që merret kryesisht me pajisje ushtarake, ka prezantuar rrotat e reja të veturës ushtarake amerikane e njohur si Humvee (Hummer), të cilat mesa duket qenkan shumë të veçanta.

Në shikim të parë lëvizja dhe ndryshueshmëria e rrotave duket si një skenë nga filmat fantashkencë. Rrota e reja ndërrojnë formë nga të rrumbullakta në trekëndësh. Duket e pabesueshme, por një projekt i tillë pritet të merr dritën e gjelbër në të ardhmen dhe të fillojë prodhimin serik të rrotave të ndryshojnë formën. Ato do të jenë të përshtatshme për të gjitha terrenet gjatë luftimeve të ashpra.

 

Ky projektim është bërë nga projekti GXV-T, i cili ka për qëllim të prodhojë pajisje që duhet t’ju lehtësoj punën ushtarëve në vijën e parë të frontit.