Galaxy S10 do të jetë pajisja e parë Samsung që do të shfaqë një lexues të gjurmëve në ekran. Kompania me sa duket u përpoq ta çonte atë në Galaxy Note 9, por nuk arriti ta bënte këtë për shkak të kohës dhe kufizimeve teknike. Përveç skanerit të gjurmëve të gishtërinjve në ekran, Samsung, në bashkëpunim me firmën izraelite Mantis, thuhet gjithashtu po punon në një modul 3D të skanimit të fytyrës, i ngjashëm me atë të gjetur në Apple iPhone X.

Kompania do të hidhte skanerin e irisit tërësisht për kursimin e kostos dhe peshës nëse ka sukses në pajisimin e Galaxy S10 me një modul skanimi 3D. Me zhvillimin e një moduli 3D, Samsung thuhet se ka urdhëruar pjesë të mostrës për Galaxy S10 nga të gjithë furnizuesit e komponentëve përveç atyre që furnizojnë sensorin e irisit.

Asgje ende nuk është ende zyrtare, derisa Samsung ta njoftojë atë. Të gjitha këto thashetheme po qarkullojnë kudo, na duhet vetëm të presim që risitë të bëhen reale.