Njohësit e automjeteve që nuk u pëlqen aq shumë stili i ri dizejnues i BMW-së, kanë pasur lëvdata për konceptin që u prezantua gjatë vitit të kaluar. Rikthimi i 8 Series ka pamje shumë të mirë dhe këtë e kemi kuptuar që nga prezantimi i konceptit, por versionin final që do ta shohim në muajin që vjen në Goodwood Festival of Speed, do të jetë edhe më i bukur. Transformimi që është bërë për produktin final, po pëlqehet edhe më shumë nga të gjithë.

Nga hera e kaluar kishte linja të lëmuara, grill gjigant dhe dyer shumë të thelluara., ndërsa në pamjet e reja shihet se është bërë më agresiv dhe me përfundime të kryera me kujdes, që i japin pamje elegante dhe sportive në të njëjtën kohë. Pjesën e përparme e ka shumë më të gjerë, ndërsa trupi është më i gjatë, ka rrota më të vogla, ndërsa pasqyrat anësore i ka më të mëdha.

Meqenëse duket se gjithçka është gati për prodhim, besohet se të gjitha të rejat do t’i shohim shumë më shpejt dhe me këto ndryshime do të shikojmë një nivel tjetër të BMW.