Instagram njoftoi se do të fillojë t’i lejojë përdoruesit të ngarkojnë video deri në një orë në gjatësi, ndërkohë që deri tani ishte në kufirin e një minute. Mesa duket Instagram tani është gati të konkurojë edhe Youtube.

Për të strehuar videot e reja më të gjata nga krijuesit e përmbajtjeve dhe publiku i gjerë, Instagram po lançon IGTV. Do të ketë një buton të disponueshëm brenda ekranit të Instagram, si dhe një aplikacion të pavarur, IGTV do të nxjerrë në pah video popullore nga njerëz të famshëm të Instagram.

Kevin Systrom, CEO i Instagramit theksoi se përmes IGTV përdoruesit mund të shikojnë video të gjata nga krijuesit e preferuar.