Apple planifikon të rrisë normën e ngarkimit me energji në iPhone-ët e ri për t’i ngarkuar ata super shpejt. IPhone-i i tanishëm X nuk ngarkohet shpejt, ashtu siç bën edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, nëse bleni ngarkuesin dhe kabllon veç e veç.

Për këtë arsye Apple planifikon të zgjidhë më në fund ështjen e jetës së baterisë në iPhone X të ri 2018 duke shtuar një lloj të ri ngarkimi të shpejtë. Kapaciteti i fuqisë së iPhone për 2018 pretendohet  të shkojë nga 5V 2A në 9V 2A dhe 5V 3A thotë burimi. Kjo falë Apple që tani është duke përdorur Power Integrations si furnizuesin e tyre të vetëm për çipet me shpejtësi të ngarkimit.

iPhone i ri LCD pritet të jetë një iPhone X me çmim të volitshëm me një ekran LCD prej 6.1 inç. T3 pohon se Apple do të zëvendësojë Broadcom me Texas Instruments si furnizues për ngarkimin më të shpejtë pa tel, për të kursyer para dhe kështu pajisja të mund të ofrohet për më pak para.

Me këto risi që Apple po planifikon urojme të zgjidhet sa më parë edhe çështja e ngarkimit me energji.