Apple mund të heqë portën e tanishme Lightning nga iPhone X në iPhone-in e saj të ri,  në favor të USB-C. Sipas thashethemeve thuhet se ky ndryshim drastik në llojin e portit duhet të ndodhë në iPhone-in e ri në 2019.

Apple është duke ripërpunuar ngarkuesin dhe ndërfaqen për pajisjet e ardhshme të iPhone dhe iPad. Me USB-C tashmë të gjetur në MacBook të Apple, ky adaptim i pajisjes ka kuptim.

Supozohet se Apple do të sjell një ngarkues të shpejtë 18W me iPhone e tyre të ri këtë vit. Kjo duhet të kursejë paratë e njerëzve, ndërkohë që u mundëson aftësi të ngarkimit të shpejtë të iPhone për zero deri në 50 për qind për vetëm gjysëm ore.

MacBook dhe iPhone aktual nuk do të mund të punojnë nga i njëjti ngarkues, për shkak të aftësive të ndryshme të futjes së energjisë. Thashethemet qarkullojnë, të presim atëherë nëse Apple në të ardhmen do të ketë një ngarkues që do t’i sundojë të gjithë.