Audi ka bërë të ditur se para se ta largojë nga prodhimi, do ta lansojë edhe një gjeneratë të R8. Mirëpo, nuk ka ende një informacion se kur do të ndodhë kjo.

Ky model i ri që pritet të lançohet duket se është fotografuar nga spiunët e makina. Modeli besohet se do është pasardhësi që pritet të dal në treg. Disa të dhëna mbi të kanë dalë në qarkullim.

Në pjesën e përparme, mund të shohim një zmadhim të kapakut si dhe grill gjigant, teksa edhe pjesa e pasme është fryrë, ndërsa ka edhe një krah gjigant. Pjesë e imazheve janë edhe gypat për nxjerrjen e gazrave, që kanë madhësi të konsiderueshme. Ndryshime kanë pësuar edhe anësoret, apo më mirë thënë thellimet në dyer, të cilat e rrisin aerodinamikën në masë të madhe.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë në brendësi. Njohësit thonë se ka ndryshime enorme në krahasim me R8 të tanishëm, teksa thuhet se mund të ketë motorin 5.2-litra V10. Modeli i ri që u pa duke u testuar t’i ketë së paku 30 njësi më shumë se aktuali që prodhon 602 kuaj fuqi. Prentendohet të prodhojë 630 deri në 650 kuaj fuqi.