Një patentë ka dalë në internet që tregon një skaner të gjurmëve të gishtave që vendoset vetëm pjesërisht nën xhamin e ekranit në një telefon Samsung. Kjo njësi përdor një pullë fizike që pjesërisht qëndron nën ekran.

Rezultati duhet të jetë një ekran më i madh i Infinity që bën një ekran më të mirë në raport me trupin se modelet e mëparshme. Procesi i patentimit flet për një raport prej 90 për qind të ekranit në trup. Përdorimi i  pullave mund të ndryshojë, për shembull, nga pullat e prapme tek ato të volumit duke kombinuar mënyrat fizike dhe virtuale të butonave. Kur pullat nuk janë në përdorim gjysma që është nën ekran mund të bëhet e padukshme për të ofruar hapësirë edhe më të madhe të ekranit.

Samsung thuhet se po e kalon këtë eskluzivitet te modeli i S10, megjithëse mund ta bënte që me lançimin e Samsung Galaxy Note 9. Rezultati duhet të jetë përdorimi i teknologjisë me ultratinguj që është më shumë të sakta se teknika aktuale optike. Kamera e frontit gjithashtu përdor teknologji të integrimeve të ekranit për të lejuar që një pjesë e saj të qëndrojë e mbuluar, kështu që përsëri, ekrani më i madh mund të maksimizohet në telefon.