iPhone X për 2018 në një format 6.1-inch është diskutuar shumë herë tashmë, por kjo është hera e parë që po e shohim – megjithëse në formatin e dizajneve jo-zyrtare.

Nga pamjet e reja që po qarkullojnë  iPhone X duket më i madh me një ekran 6.1 inç dhe ende ka atë kornizën e lartë të njohur tashmë, ose famëkeqe. Telefoni është pak më i trashë se iPhone X aktual me një shtrirje më të madhe në kamerë, duke sugjeruar se e njëjta do të përmirësohet.

Sipas thashethemeve përsa i përket ekranit është sugjeruar se do të jetë LCD, në mënyrë që  që Apple ta ofrojë atë për më pak se modeli aktual prej 999 dollarëve.

Kompania pritet të zbulojë deri në katër versione të iPhone të ri për lançimin e tyre të zakonshëm vjetor – rreth shtatorit të këtij viti. Në pritje të surprizave dhe risive më të fundit nga Apple.