Për të gjithë ju që keni varësi nga Iphone po punohet për një ilaç për shërimin e varësisë tuaj. Apple po punon me karakteristika të reja për iOS që kanë për qëllim të ndihmojnë në uljen e varësisë kolektive ndaj iPhone, e cila do të zbulohet në konferencën botërore të zhvilluesve të kësaj jave (WWDC).

Iniciativa e re  “Shëndeti Digjital” do të përfshijë një sërë mjetesh për të ndihmuar përdoruesit të monitorojnë sa kohë kalojnë në pajisjet e tyre dhe brenda aplikacioneve të caktuara. Kjo iniciativë ka për qëllim luftimin e varësisë nga telefoni. Kjo është e ngjashme me përditësimet e reja që ka njoftuar Google, të cilat përfshijnë një matës të kohës të aplikacioneve, që ju lejon të vendosni afate kohore për përdorimin e aplikacioneve specifike, si dhe një funksion të ri “shush”, ku aktivizohet modaliteti “Mos shqetëso” kur telefoni juaj është me fytyrë poshtë.

Nuk dihet ende specifikisht se sa larg Apple planifikon të shkojë me qasjen e saj dhe nëse menyja e cilësimeve të reja do t’ju lejojë të vendosni kufijtë specifikë të aplikacionit ose thjesht ta bëni më të lehtë për të parë sa kohë keni humbur në ato aplikacione. iOS tashmë ju lejon të shihni statistikat e përdorimit të aplikacioneve në cilësimet tuaja, por kompania mund ta bëjë veçorinë më të shquar dhe më të detajuar.