Mercedes AMG GT, ka qenë një ndër veturat më të kërkuara edhe pse ka patur disa pasardhës pas saj. Kërkesat për të ishin të vazhdueshme, ndërsa askush nuk kishte kërkesa për transformim.

RENNtech ka bërë një transformim të mahnitshëm, duke e kthyer makinën në një ‘bishë’. Inxhinierët kanë planifikuar ndryshime për ta bërë këtë model akoma më të fuqishëm.

Në këtë model është vendosur një motor i fuqishëm që prodhon 825 fuqi dhe jo vetëm. Janë bërë edhe disa hapje për hyrje e ajrit, në pjesën e përparme dhe disa prerje në pjesët anësore, që ta prenë ajrin sa më mirë dhe për të lëvizur sa më shpejt.

Të gjitha këto ndryshime po testohen ende në pistë dhe thuhet se ka rezultate pozitive. Nuk është bërë ende e ditur sa kushton ky ndryshim apo detaje të mëtejshme.