Një grup nga Universiteti Cornell ka ndërtuar baterinë 3D, e cila mund të mbushë telefonin tuaj për vetëm pesë sekonda. Grupi ka ridizajnuar baterinë standarde, e cila në vend të katodës dhe anodës, ka komponentë në strukturën 3D.

Me këtë bateri ju mund të keni merrni energji për një kohë shumë më të shkurtër se sa bëhet zakonisht kur keni arkitekturë të baterisë konvencionale. Ajo është bërë nga mijëra pore të nanoshkallës e mbushur me elemente të domosdoshme për ruajtjen e energjisë dhe bartjen e saj.

Grupi është ende duke punuar në teknikën e kësaj baterie, por ka aplikuar për mbrojtje të patentës mbi konceptin e punës.