Gmail nëpërmjet një aplikacioni të ri, ka vendosur të përshpejtoj mesazhet. ‘Smart Compose’ do të fillojë të qarkullojë në javët e ardhshme me aftësinë për të parashikuar atë që përdoruesit duan të thonë para se të shkruhet.

Google thotë se ky funksion i ri i mundësuar nga ineligjenca artificiale do t’iu ndihmojë të hartoni email nga e para, më shpejt. Nga përshëndetja juaj në mbylljen tuaj dhe frazat e zakonshme në mes, Smart Compose sugjeron fjali të plota në emailin tuaj në mënyrë që ju të mund t’i hartoni me lehtësi.

Përdoruesit mund të shkruajnë një email si zakonisht, por Smart Compose do të ofrojë sugjerime ndërsa shkruajnë.

Detaje të reja priten në ditët në vazhdim.