Programi Google Lens identifikon shumicën e kafshëve pasi ato i hidhni në kërkim. Google e ka krijuar këtë pogram për verifikimin e  shumicës së racave të kafshëve.

Opsioni është në funksion dhe është tejet adekuat sidomos për verifikimin e racave të qenve dhe maceve. Tashmë mund të identifikoni cilëndo kafshë që preferoni dhe nuk e dini cfarë race është.

Po ashtu, mund t’ua shpjegoni më lehtësisht miqve se çfarë kafshësh keni qejf, sidomos kur vjen puna te qentë dhe macet.

Në disa vende, ju mund të etiketoni kafshën tuaj në fotot e Google, kështu që ju mund t’i gjeni lehtë në dosjet tuaja të gjitha preferencat që keni. Miqtë tuaj me katër këmbë janë më afër se e mendoni me këtë program.