Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet. Nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra: ditelindjen, numrin e telefonit, disa prej miqve, fotot e fëmijëve dhe vendodhjen e tyre, vendet ku jeni me pushime apo detajet e kartës tuaj të kreditit.

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale. Përmes numri të telefonit mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë. Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë. Fotot e fëmijëve tuaj nuk duhen postuar, pasi është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

Mos e shpërndani me të tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj! Gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës. Po ashtu, vendodhja e pushimeve tuaja mund të bëhet shkak për një vjedhje të mundshme. Prandaj nuk rekomandohet që t’i vini në dijeni hajdutët se kur ju nuk jeni aty.

Karta e kreditit asnjëherë nuk duhet postuar, asnjë detaj i lidhur me të!