Lexus e ka prezantuar më në fund në Beijing Auto Show, modelin tërësisht të ri si gjeneratën e shtatë ES. Ky model ka marrë elementet më të mira nga LS dhe LC, veçanërisht stilin e mprehtë dhe Spindle Grille. Krahasuar me modelin e tanishëm, tavani më i ulët e ka bërë të ketë pamje më të butë, sikur të jetë një kupe.

Lexus ES 2019 nuk ka pësuar ndryshime në enterier, përveç avancimeve teknologjike, që ofrojnë lehtësira për shoferin. Ka një platformë të ndërtuar nga metali shumë më i lehtë, që ka ndihmuar të bie në peshë. Është më i gjatë dhe pak më i gjerë, si dhe ka bazën e rrotave për disa centimetra më të lartë. Në brendësi ka motorin 3.5-litra V6 që prodhon 300 kuajfuqi, 32 njësi më shumë se paraardhësi. Me të gjitha këto ndryshime, ky Lexus mundet shumë lehtë të rivalizojë me BMW 5 Series .

Çmimi i veturës nuk është bërë i ditur, por thuhet se do të tregohet disa ditë para lançimit që pritet të bëhet në shtator.