Aktualisht, limiti i përdorimit të WhatsApp është 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes në fuqi në muajin maj të rregulloreve të reja evropiane për të dhënat personale. Ky aplikacion do t’iu kërkojë përdoruesve që të konfirmojnë moshën e tyre kur të detyrohen që të pranojnë kushtet e reja të shërbimit në javët në vazhdim. Megjithatë, nuk është e qartë se si do të verifikohet kufiri i moshës. Rregullorja e përgjithshme evropiane e mbrojtjes së të dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’i japë njerëzve një kontroll shumë më të madh mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre. Individët do të kenë gjithashtu të drejtën që të fshijnë të dhënat e tyre.

Plaforma popullore e mesazheve WhatsApp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian. Rregullorja përfshin gjithashtu mbrojtje specifike për fëmijët që të dhënat e tyre të mos grumbullohen për qëllime marketingu. Në pjesën tjetër të botës limiti do të vazhdojë të mbetet 13 vjeç, diçka që tregon se ndryshimi vjen vetëm prej rregulloreve të reja dhe jo prej ndërgjegjësimit të kompanisë.