Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit mund të kenë dalë me një mënyrë për të ndryshuar pajisjet e  incizimit që nuk janë në gjendje të regjistrojnë dhe të transmetojnë në cilësi HD.

Ata krijuan një teknikë të re që e bën HD video transmetimin të mundur duke përdorur pajisje pa ose me pak energji, siç janë xhamat e lartpërmendur dhe orët e mençura.

Gjithashtu mund të përdoret për të lejuar kamerat e sigurisë të transformohen në sinjale HD pa nevojën të lidhen me tela.

Kjo është e mundur sepse, sipas krijuesit të pajisjes, sistemi i ri përdor ndërmjet 1,000 deri 10,000 herë më pak energji sesa pajisjet ekzistuese.