Një furnizues i ngjyrave në ShBA ka thënë se e bardha ka qenë ngjyra supreme e makinave gjatë 8 viteve të fundit.

SIpas Axalta Coating Systems, nga vitit 2001 deri në vitin 2005, argjendi ishte ngjyra numër një e makinave. Vitin e shkuar, e bardha ishte ngjyra më e përhapur në Azi, Evropë dhe Amerikën Jugore. Rikthimi në fuqi i ngjyrës së bardhë te makinat, lidhet edhe me teknologjinë më të fundit.

Për shembull marka prestigjioze si Apple e bënë të bardhën një ngjyrë shumë të preferuar përsëri. Për më tepër, duket se makinat e bardha janë më të sigurta se ato të zeza. Këto të fundit kanë 12 për qind më shumë gjasa të përplasen gjatë ditës, krahasuar me të bardhat, ndjekur nga hirta me 11 për qind rrezik, e argjendta 10 për qind, e kaltra dhe e kuqja me 7 për qind. Gjatë muzgut, makinat e zeza kishin 47 për qind më shumë gjasa të bënin aksident sesa të bardhat. Por ngjyra e bardhë e makinave preferohet edhe për arsye më praktike.

Makinat e errëta thithin më shumë dritë dielli dhe ngrohen më tepër në verë.

Burimi: KOHA.net