Sikurse te E-Class Coupe, edhe te E-Class kabrio (fotografitë të cilat i shohim janë jozyrtare) mund të presim që të vijë me më pak peshë për dallim nga paraardhësi i tij, si dhe mund të vijë edhe më ekonomik.

Sa i përket dimensioneve, duhet të kujtojmë se E-Class Coupe i ri është i gjatë 4.8 metra, i gjerë 1.8 metra, i lartë 1.4 metra, si dhe gjatësinë boshtore e ka 2.8 metra.

Gjithashtu, në gamën e motorëve te E-Class Cabrio mund të priten motorët e njëjtë sikurse tek versioni Coupe, i cili së pari do të përfshijë versionin E200 me kapacitet prej 184 kuajfuqi, E220 me 194 kuajfuqi, E300 me 245 kuajfuqi si dhe E400 me 333 kuajfuqi.

Burimi: Gazeta Express