Si të krijoni një njoftim që garanton shitjen e pronës suaj!
Çelësi është një platformë inovative online që mbledh bashkë të gjitha njoftimet për çdo nevojë, duke lidhur konsumatorin me biznesin ose individin që ofron një pronë, shërbim, produkt, apo vend pune.
Një ndër sektorët kyç tek Çelësi është ai i shitjes dhe dhënies me qera të pronave. Qindra prona reklamohen çdo ditë, duke arritur një shikueshmëri të lartë.
Çelësi garanton klikime në çdo njoftim që bëni, dhe po ashtu, një skedë profesionale dhe shumë praktike në përdorim, në mënyrë që ju të përfshini çdo të dhënë të rëndësishme për pronën tuaj.
Mirëpo, përveçse konsumatori duhet të klikojë mbi njoftimin, po ashtu duhet edhe të lexojë përmbajtjen. Koha mesatare që një person përqendron vëmendjen diku është tashme nën 10 sekonda. Për këtë, njoftimi juaj duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe të ketë një impakt të menjëhershëm. Nëse nuk i tërhiqni ata në ato sekonda të para, rrezikoni të humbni vëmendjen e tyre dhe ata mund të kalojnë tek njoftimi i radhës.
Për këtë, ju paraqesim disa këshilla se si të ndërtoni një njoftimim për shitjen ose dhënien me qera të pronës suaj te Çelësi.
1. Zgjidhni Kategorinë Shtëpi dhe Prona
Filloni duke zgjedhur saktësisht kategorinë “Shtëpi dhe Prona”. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që njoftimi juaj të arrijë audiencën e duhur.
2. Zgjidhni tipologjinë e duhur e duhur
Për të krijuar një njoftim në kategorinë “Shtëpi dhe Prona” në platformën e Çelësit, duhet të zgjidhni tipologjinë e saktë për pronën tuaj: Apartament, Vilë, Penthouse-duplex, Pjesë Vile, Dhomë-garsoniere-papafingo, Parkim, Dyqan, Zyrë, Kapanon, Lokal, Magazinë, Hapësirë-strukturë Biznesi, Truall Ndërtimi, Tokë Bujqësore.
3. Zgjidhni nënkategorinë
Përshembull, nëse prona juaj është një apartament, mund të zgjidhni një nga këto opsione: Apartament 1+1, Apartament 2+1, Apartament 3+1 E Me Shumë, Ndarje Qeraje, Tjetër.
4. Titulli i Njoftimit:
Zgjidhni një titull tërheqës dhe informues, duke përdorur fjalët kyç me anë të cilave konsumatori kërkon për pronën.
-
- “Shitet Apartament 1+1 në Qendër të Tiranës”
-
- “Jepet me Qira Vilë në Durrës”
5. Përshkruani pronën tuaj
Përshkruani në detaje pronën tuaj, duke mos lënë asnjë të dhënë bazë pa përmendur. Jepni informacion rreth sipërfaqes, numrit të dhomave dhe banjove, ballkonit apo oborrit, katit. Më pas, përshkruani mobilimin (ekzistues ose jo, bashkëkohor ose jo etj.). Po ashtu, përmendi nëse keni sistem ngrohje/ftohje, kondicioner, pajisje elektrike etj.
Një tjetër infomacion i rëndësishëm për pronën tuaj është zona, ku mund të përshkruani se çfarë shërbimesh dhe cilësish ka lagjja në të cilën ndodhet prona, transporti publik apo çdo detaj tjetër me vlerë.
6. Çfarë doni të bëni me pronën tuaj
Tani ka ardhur momenti për të zgjedhur se çfarë veprimi doni të bëni me pronën tuaj: Shitje, Dhënie me Qira apo Shitje në Ankand.
7. Çmimi
Vendosni çmimin me të cilin doni të jepni me qera, apo të shisni pronën tuaj. Çmimi është fushë e detyrueshme. Më tej, mund të negocioni vetë me klientët potencialë. Nëse nuk jeni të sigurt për çmimin që doni të vendosni, atëherë Çelësi me anë të Index Key Data ju jep mundësinë që të përllogarisni saktë vlerën e pronës suaj.
8. Fotografi
Hapi i radhës është ngarkimi i fotografive. Sipas statistikave, pronat që shiten apo jepen me qera të parat janë atë që paraqesin një pamje vizuale të pronës. Prandaj, ngarkimi i fotografive është shumë i rëndësishëm. Sugjerohet që prona të ejtë e pastër, e sistemuar dhe fotografitë të jenë sa më të qarta në mënyrë që klientëve potenciale t’u përcillet një imazh sa më i mirë.
9. Adresa e saktë
Duhet të plotësoni qytetin/fshatin, zonën dhe adresën e saktë të pronës suaj.
10. Përzgjidhni të dhënat nga listat
Hapi i radhës është të zgjidhni një nga opsionet e mëposhtme që përshkruajnë pronën tuaj. Duhet të plotësoni sipërfaqen e saktë, e më pas gjendjen, ku duhet të zgjidhni nëse është e re, në ndërtim, e rikonstruktuar, në gjendje të mire, ose për rikonstruksion.
Mund të zgjidhni vendndodhjen, si përshembull në kompleks rezidencial, zonë qendrore, periferi, kompleks vilash, shtëpi luksi, në fshat, bregdet ose zonë turistike.
Gjithashtu, mund të përzgjidhni opsione shtesë si ashensor, garazh, magazinë, tarracë, ballkon, kopësht apo dhomë gjumi.
Për mobilimin, zgjidhni midis e mobiluar, e pamobiluar, pjesërisht e mobiluar, ose vetëm kuzhina e mobiluar. Për karakteristika të tjera, mund të përzgjidhni oborr të përbashkët, pishinë, akses për personat me aftësi të kufizuara, sistem alarmi, recepsion, parkim, garazh.
Nëse prona ka sistem kondicionimi, zgjidhni midis autonom, qendror, ose mungesës së tij, duke specifikuar nëse është vetëm i ftohtë, vetëm i ngrohtë, apo i kombinuar ngrohtë-ftohtë. Gjithashtu, për dritaret, mund të përzgjidhni xham-dru, xham-metal, dopio xham apo variacione të tjera sipas preferencave.
Pasi të keni plotësuar këto të dhëna, ku të detyruara janë Nënkategoria, Tipi i apartamentit, Sipërfaqja, Gjendja, Preferenca dhe Përshtatshmëria, mund të klikoni “Vazhdo”. Më pas, do të keni mundësinë të përzgjidhni nëse dëshironi që njoftimi juaj të jetë premium, “on top,” “mos e humb,” ose një njoftim i thjeshtë.
Nëse këto hapa i ndiqni me përpikmëri, atëherë shanset që prona juaj të shitet ose të jepet me qera janë shumë të lartat!