Për shumë prej nesh, hera e parë që kemi dëgjuar rreth klimës dhe ngrohjes globale ka qenë vite më parë.

Në varësi të ndodhive atmosferike, ka pasur periudha ku çdokush po fliste rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit dhe informimit mbi klimën. Në periudha të tjera dukej sikur ky problem nuk ekzistonte më.

15-vjeçarja Greta Thundberg ndërmori nismën Fridays For Future në 2018. Ajo qëndronte para parlamentit suedez për të protestuar kundër masave që shteti suedez nuk po merrte për të parandaluar krizën e ngrohjes globale.

Në kohë rekord, kjo nismë u përhap në të gjithë botën, në Shqipëri gjithashtu.

Në mënyra të vogla e të mëdha, shumë persona po edukohen për t’u siguruar që po bëjnë sa më pak dëm ndaj planetit me zgjedhjet e tyre të përditshme.

Rëndësia e profesionistëve mjedisorë dhe ekonomisë Green është bërë më e dukshme se kurrë.

Për skuadrën e UniPro Balkan Academy, është shumë e rëndësishme të promovojmë zgjedhjet ekologjike. Ne duhet të informojmë mbi rëndësinë e klimës në të ardhmen tonë.

Nëse jeni:

  • Inxhinier mjedisor
  • Gjeometër për ndërtime
  • Gjeometër për agrarë
  • Ekspertë industrialë ose ekspertë të tokës,
  • Gjeodetë
  • Agronomë ose Inxhinier pyesh
  • Konsulentë teknikë
  • Ente publike ose organe private
  • Profesionistë që punojnë në fushën e energjisë së rinovueshme,

ju jeni pjesë e rëndësishme e luftës kundër ngrohjes globale.

Formula fituese

Ne besojmë se formula fituese për të evituar degradimin klimatik dhe bërjen e planetit të pabanueshëm, është informimi i publikut dhe pajisjen e profesionistëve me të gjitha njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të arritur ndryshim me anë të ekspertizës së tyre në profesionin që kanë ndërmarrë.

Tek UniPro Balkan Academy, duke u bazuar në kërkesat e kompanive dhe të punësuarve apo drejtuesve të bizneseve, kemi shtuar dhe kurset dhe çertifikatat e lidhura me energjinë Green dhe projektimet mjedisore.

Nga projektimi i Shtëpive Ekologjike dhe realizimi i çative prej druri, te Menaxheri i energjisë (Kursi është çertifikuar nga ENIC/Enti Italian i Certifikimit), te Çertifikimi i Energjisë së Ndërtesave (akredituar nga MISE-MATTM-MIT), te vlerësimi strategjik mjedisor e projektimi i impjanteve Diellore, kurset Green tek UniPro Balkan Academy ju ndihmojnë të jeni pjesë e një të  ardhmeje më të mirë, duke u bërë vetë ju pjesë e ndryshimit.