Dje në orën 15:30 në emisionin Top Talk ishte i ftuar Z.Ylli Sula, CEO i Çelësi Media Group, për të diskutuar rreth iniciativës së Solidaritetit dhe se si bizneset po bëhen bashkë për të ndihmuar familjet shqiptare në këto ditë të vështira.

Një numër gjithnjë në rritje biznesesh janë solidarizuar dhe i janë bashkuar iniciativës që në ditët e para, mbi 80 prej tyre, në një periudhë tejet të shkurtër. Kjo është nismë inovatore po rezulton shumë e mirëpritur nga bizneset dhe qytetarët si për vlerat dhe solidaritetin që mbart, ashtu edhe për zgjidhjet dhe kontributin konkret që ofron në lehtësimin e përditshmërive të çdo shqiptari në këtë situatë të vështirë, krejt të pazakontë për të gjithë.

Top Talk: Solidaritet përballë Coronavirus

CEO i Çelësi Media Group Ylli Sula ndau disa analiza dhe sugjerime për situatën e krijuar nga Coronavirus. Ai u shpreh se duhet të përfitojmë nga këto ditë karantinimi për të shijuar momente me familjarët tanë.

Shumica e shërbimeve të Çelësi Media Group ofrohen prej kohësh online, duke i paraprirë dixhitalizimit dhe kohëve të tilla si kjo që na ka kapluar.

Gjatë 22 viteve që jemi në treg, mbështetja e qytetarëve shqiptarë me informacion, shërbime dhe zgjidhje praktike për nevojat, kërkesat dhe dëshirat e përditshme, ka qenë dhe mbetet një konstante e jona në çdo lloj situate. Edhe nisma “Biznesi shqiptar solidarizohet me popullin shqiptar” është mënyra jonë “kreative”, në këtë situatë krize, për të përkrahur zemrën e aktivitetit tonë: familjet shqiptare.

Në këto momente, është më e rëndësishme se kurrë t’i gjendemi pranë çdo familje e të bëjmë çfarëdo që të mundemi për të ndihmuar!

Ndiqni më poshtë intervistën në emisionin Top Talk në Top Channel.

Shërbimet e ofruara nga bizneset

Konsulta mjekësore falas, kurse online, Audiobooks, përkujdesje dhe këshillim për fëmijët, lëvrim ushqimesh e ilaçesh në shtëpi, zgjidhje për të punuar nga shtëpia, aktivitete edukative për t’i dhënë vlerë dhe kuptim kohës në shtëpi, shërbime e produkte të nevojës së parë apo të kujdesit personal për të gjithë familjen e deri te fustane nusërie dhuratë për doktoreshat dhe infermeriet që po përballen në vijën e parë me pandeminë, gama e gjerë e shërbimeve dhe bizneseve që i janë bashkuar kësaj nisme është shumë inkurajuese dhe shpresëdhënëse për suksesin e përballjes së shoqërisë shqiptare me këtë sprovë sa realisht të rrezikshme, aq edhe filtruese e potencialisht rigjeneruese të vlerave të vërteta që duhet të ndajmë bashkërisht si shoqëri.

Lexoni më shumë rreth nismës këtu dhe suksesit të saj këtu.