Çdo ditë, çdokush është në kërkim të një zgjidhjeje, në përpjekje për të plotësuar një nevojë, në ndjekje të një dëshire apo një ëndrre…

Një adresë, një numër telefoni, një fjalë e vetme sa simbolike aq edhe konkrete, janë shndërruar prej mbi 22 vitesh në një ikonë dhe pikë referimi mbarëkombëtare.

Shumë prej nesh janë rritur duke parë gazetat e verdha në duart e prindërve tanë e më pas në vetë tonat teksa kërkonim shtëpi, punë, makinë apo shumëçka tjeter.

Ç’fjalë, ç’emër tjetër mund të na vijë ndërmend përveçse Çelësi?!

Miliona njoftime të botuara, miliona probleme të zgjidhura e dëshira të realizuara, në 22 vite platforma e Çelësit, me gazetën dhe portalin e saj, mbetet krahu i djathtë i shqiptarëve për shitblerjen dhe qiradhënien e pronave, për gjetjen e punës së shumëpritur, të makinës së dëshiruar, të çdo pajisjeje apo objekti të kerkuar dhe e plotësimit të çdo kërkese.

Në këto ditë të vështira, duke u ndjerë më mirënjohës se kurrë për besimin që na keni dhënë, dëshirojmë të gjendemi edhe më shumë pranë jush duke ju ofruar falas të gjitha shërbimet e platformës sonë online për publikimin dhe reklamimin e pronave, ofertave të punës, makinës tuaj, mobiljeve, elektroshtëpiakeve, pajisjeve elektronike e çdo objekti a shërbimi tjetër që ju nevojitet.

Të gjitha paketat e shërbimeve tona do mund t’i përfitoni pa lëvizur nga shtëpia:

    • Hidh njoftimin tënd në portalin e gazetes Çelesi këtu
    • Përzgjidh shërbimin që dëshiron
    • Përfito falas sherbimet dhe paketat e reklamimit

Celësi ofertë

Ju ftojmë të përfitoni nga oferta jonë deri më datë 15 Prill, duke reklamuar njoftimin tuaj falas para qindra mijëra vizitorëve të portalit te Gazetës Çelësi.

Duke uruar që kjo situatë të kalojë për të gjithë ne sa më shpejt e sa më lehtë, mbetemi të bindur se duke qëndruar së bashku do t’ia dalim edhe më mirë, edhe më shpejt!

Të qenit zgjedhja juaj e parë, na obligon të vijojmë të jemi edhe zgjidhja juaj më e mirë!