Diversiteti dhe hendeku gjinor në Shqipëri, ndiqni intervistën e Brunilda Cano, Drejtoresha e Biznesit te Çelësi Media Group, për Revistën Monitor.

Diversiteti, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë aspekte të rëndësishme sociale të cilat duhet të merren parasysh në punën e secilit institucion apo biznes. Studimet kanë treguar se promovimi i ketyre aspekteve kanë sjelle edhe përfitime ekonomike, si:

  • Rritja e nivelit të kënaqësisë në punë e punonjësve.
  • Ulja e nivelit të qarkullimit në punë e punonjësve.
  • Moral më i lartë i punonjësve.
  • Ulje e ndjeshme e problematikave ligjore.
  • Mbi të gjitha, produktivitet më i lartë.

Te Çelësi Media Group ne besojmë se diversiteti, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë kushte për një shoqëri të drejtë dhe të zhvilluar nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Për këtë arsye ne kujdesemi që:

  1. Punësimet dhe promovimet të jenë të drejta
  2. Drejtuesit dhe menaxherët sektorialë të jenë kampionë të diversitetit
  3. Të nxisim një kulturë gjithëpërfshirëse dhe respektuese.

Këto faktorë dhe dedikimi ndaj diversitetit bën që stafi i Çelësit të përbëhet nga:

  • 37,5 % meshkuj dhe 62,5 % femra në pozicione menaxheriale
  •  50 % femra dhe 50 % meshkuj në raport stafi

Rëndësia e të pasurit një forcë punëtore të diversifikuar

Kompanitë me forcë punëtore të diversifikuar janë:

  • 22% më produktive,
  • kanë përfitim 27% më të lartë dhe
  • 39% më shumë klientë të kënaqur.

Në tregun e punës, si shihet tendenca e pozicioneve të punës në raportin gra/burra?

Tendenca paraqitet pozitive, ku shumë kompani dhe organizata po tentojnë në mënyrë aktive të përfshijnë një numër më të lartë të grave te kualifikuara në skuadrat e tyre.

Nëse i referohemi raporteve globale “Gender Gap”, hendeku gjinor është zvogëluar pak krahasuar me vitet e kaluara, por prapëseprapë me këtë ritëm do të duhen edhe 160 vite që të arrihet barazi e plotë. Pra mund të themi se tendenca është pozitive por ritmet janë të ngadalta.

A janë burrat më prezentë në pozicione drejtuese krahasuar me gratë?

Po, burrat janë më prezentë në role drejtuese krahasuar me gratë. Padyshim ky tregues varion nga industia në industri, nga rajoni në rajon e kështu me rradhë.

Nëse i referohemi 500 kompanive të para të kuotuara në bursë, S& P 500, gratë përfaqësojne më pak se 5% e CEO të tyre. Pra, kemi ende shumë punë për të përmirësuar këtë tregues.

Pse vihet re një mos barazi në paga, pra përgjithësisht burrat kanë një pagë më të lartë se gratë?

Në nivel global, gratë fitojnë afërsisht 77% të asaj që fitojnë burrat. Me këtë normë, paga e barabartë midis grave dhe burrave nuk do të arrihet para vitit 2086.

Kjo disbalancë shkaktohet nga një sërë faktorësh ekonomikë, socialë e demografikë si dhe nga paragjykimi se gratë drejtojnë emocionalisht dhe janë më pak të afta për pozicione me më shumë pergjegjësi.

Fuqizimi i grave duhet të jetë synimi strategjik, duke synuar nxitjen e pjesëmarrjes se grave në vendimmarrje, si dhe duke zhvillimin e politikave jo diskriminuese dhe gjithëpërfshirëse.

Ndiq intervistën e plotë duke nisur nga 11:48 në Video News Monitor. Shih pozicionet e reja të punësimit te Agjencia e Rekrutimit Profesionisti.