Marketingu në kohën e Coronavirus

Bizneset dhe ekonomia janë prekur masivisht nga Coronavirus. Shumë biznese nuk janë të sigurtë si duhet të procedojnë me strategjinë e marketingut dhe rritjes në këto kohë.

Ka mënyra për të investuar te biznesi dhe për të qëndruar pranë klientelës suaj, pa u treguar të pandjeshëm rreth situatës.

Nëse gjendeni pranë klientëve, qoftë edhe jo me produkte specifike, por me këshillat e suportin tuaj, kjo do të jetë shumë më me rëndësi për ta.

Duke ofruar një eksperiencë sa më pozitive online, mundesitë dhe klientët tuaj do shtohen çdo ditë.

Por si mund të zhvillosh biznesin online në këto ditë?

Ja disa mënyra sesi Çelësi Media Group po ndihmon bizneset:

Pozicionim strategjik

Nëse strategjia juaj është e mirëmenduar, me anë të pozicionimit ju mund të gjeneroni më shumë interes dhe shitje. Përmes fushatave me online marketing, Google Ads dhe rrjeteve sociale, si dhe me krijimin e website-ve unike për të ofruar një eksperiencë sa më pozitive për klientët, përmes shërbimeve të IMedia.

Zbulo më shumë Imedia – Interactive Media Solutions

Shikueshmëri optimale

Ky është një moment i mirë për tu distancuar nga konkurrenca, duke e pozicionuar biznesin në plan të parë me paketat e marketingut të YPA dhe Gazetës Çelesi.

Me shërbimin Kërko Preventiv të Yellow Pages Albania në 3 hapa gjen gjithçka që po kërkon, duke përfituar nga ofertat më të mira të tregut në çdo moment, pa sorollatje dhe duke kursyer para.

Zbulo si këtu

Me mbi 300,000 vizitorë çdo muaj, ju mund të shfaqni inovacionet dhe zgjidhjet tuaja në këto ditë të vështira para një audience të gjerë, të targetuar e të interesuar. Sigurohuni që ta vendosni veten në vendin e shikuesve, duke i ofruar shërbime që ja vlejnë dhe mund ti ndihmojnë apo zbavisin sadopak ato.

Shpërbleni besnikërinë

Programet e besnikërisë “Loyalty Programs” bazohen pikërisht te reciprociteti. Nëse keni dëgjuar gjithmonë e më shumë kohët e fundit për këto programe, nuk është pa arsye.

Këtu hyn besnikëria dhe programet e besnikërisë. “Brand loyalty” është një metrikë e re që përdoret për të vlerësuar suksesin aktual e të llogaritur të një biznesi, bazuar në shanset që një konsumator të zgjedhë atë markë para një tjetre.

Kompania gjigande e pijeve kafeinike “Starbucks” është ndër pionerët e këtyre programeve. Të personalizuara sipas stinëve, festave e personaliteteve të ndryshme, kartat “Starbucks Rewards” kanë 16.3 milionë përdorues aktivë!

Besnikëria ka rëndësi, prandaj numri i programeve që e shpërblejnë atë është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit.

Zbulo më shumë Platforma e besnikërisë Karta Extra

Skuadër e aftë dhe e përgatitur

Ne e dimë sa i rëndësishëm është talenti i punësuar. Punonjësit produktivë që japin më të mirën e tyre janë një nga faktorët kryesorë të suksesit të një biznesi.

Për të rekrutuar punonjës të rinj dhe për të zhvilluar burimet njerëzore, ofrojmë Agjencinë tonë te rekrutimit Profesionisti.

”Profesionisti” vjen si e para dhe e vetmja agjenci e cila mbulon të gjitha pozicionet e tregut të punës. Ne ofrojmë zgjidhje reale për bizneset, nëpërmjet një shërbimi rekrutimi profesional dhe cilësor.

Zbulo më shumë Profesionisti Recruitment Agency

Investimi te soft-skills dhe aftësitë profesionale

Unipro Balkan Academy ka si objektiv kryesor të jetë në kontakt të vazhdueshëm me kompani, me profesionistë të fushave të ndryshme dhe me të gjithë ata që kërkojnë një formim cilësor, ku mund të përfitojnë mësim në distancë dhe me një nivel të lartë kualifikimi nëpërmjet platformës teknologjike të avancuar dhe user-friendly.

Me rastin e situatës së krijuar, ofrojmë 10 Ditë Akses falas në të gjitha kurset, si dhe -50% zbritje për të gjitha abonimet mujore.

Zbulo më shumë Platforma Elearning UniPro Balkan Academy

Solidaritet përballë pandemisë

Sigurisht, kemi lançuar edhe iniciativën Solidaritet përballë pandemisë, e cila fton të gjithë bizneset të solidarizohen duke treguar mbështetjen e tyre për të gjithë shqiptarët në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme kufizimi të lëvizjes dhe karantinimi, kemi krijuar këtë hapësirë dhe mundësi on line të dedikuar të gjitha bizneseve që ofrojnë shërbime në formë dixhitale, trajnime, aktivitete edukative on line, apo produkte, oferta dhe shërbime të lëvruara në shtëpi, me synimin për të ndihmuar çdo të prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo pandemi shkatërrimtare për normalitetin e përditshmërive tona. Në këto momente të vështira, është më e rëndësishme se kurrë të bëjmë çfarëdo që mundemi për t’iu gjendur pranë e ndihmuar çdo familje shqiptare.

Mund të lexoni më shumë rreth nismës këtu dhe suksesit të saj deri tani këtu.

Resources

Ndërkohë mund të përfitoni nga resurset tona falas në blog: