Brand Awareness është niveli i njohjes që klientët kanë për kompaninë (brand-in). Pra, është mënyra se si ata na perceptojnë dhe se si brand-i ynë është pozicionuar në mendjet e tyre.

Tanimë, me procesin e dixhitalizimit, përdorimin e marketingut online, përhapjen e rrjeteve sociale dhe nivelin e përgjithshëm të përfshirjes së teknologjisë në jetët e secilit prej nesh, brand awareness nuk limitohet më në njohjen e një marke në dyqan.

Si funksionon brand awareness?

Shërbimet apo bizneset që mbajnë (dhe investojnë) në rritjen e niveleve të brand awareness gjenerojnë më shumë shitje. Brand awareness inkurajon blerjet e herpashershme (repeat purchases). Sa më shumë të jeni në mendjet e blerësve potencialë, përballë një zgjedhjeje, ka shanse të zgjedhin një emër të dëgjuara para një emri me të cilin nuk janë familjarizuar.

Ja si të optimizoni për brand awareness

Fushata të tëra marketingu mund të bazohen te rritja e brand awareness dhe promovimi i saj. Në Facebook, rrjetin më të madh social dhe një prej kanaleve kryesorë të reklamimit, një prej qëllimeve që mund të vendosim për fushatat është vetë ndërgjegjësimi ndaj markës, pra brand awareness.

Tanimë kompanitë përmes fushatave synojnë jo vetëm Brand Awareness, por edhe Brand Preference, pra jo vetëm të njihen si brande, por të jenë edhe preferenca e zgjedhja e parë në mendjen e tyre kur ata kanë nevojë për shërbimin e ofruar.

Në një treg të mbingarkuar, mund të jetë e vështirë të bëni diferencën. Ja disa faktorë për të mbajtur parasysh rreth brand awareness specifikisht dhe markës suaj në veçanti.

Një mesazh ndryshe

 Apple, Brand Awareness mac celesi rast studimi

Fjalët kanë rëndësi! Nga kompanitë e sigurimit të shëndetit te restorantet te dyqanet e veshjeve, mënyra si shpreheni dhe fjalët që zgjidhni mund të “make or break a business”, ta rrisin ose ta dështojnë një biznes.

Ju duhet të shfaqni karakteristikat që kërkojnë klientët tuaj, duke përdorur fjalët dhe shprehjet që atyre i interesojnë.

Duke qenë se shkrimi është një armë e fuqishme, por e papërdorur, në çdo fjali ju keni mundësinë të fitoni një klient apo një person që ju beson dhe ju ndjek.

Disa nga vendet ku mund të “shfaqni” talentin dhe të diferencoheni në mënyrë thelbësore nga konkurenca:

  • Website
  • Faqja “Rreth nesh”
  • Captions në Instagram
  • Mesazhet konfirmuese të blerjes
  • Automated responses në Facebook
  • Fushatat e paguara

Një nga reklamat e para që Apple ka publikuar ishte aq ndryshe nga të kohës dhe krijoi aq kontroversi, sa shumë kanale televizive e shfaqën (falas) si lajm. Reklama ishte për kompjuterët e rinj Mac dhe pas shfaqjes së reklamës, shitjet e tyre arritën 3.5 milionë dollarë. Ky është impakti i një mesazhi ndryshe!

Brand awareness është një nënprodukt kyç i të pasurit një mesazh, ton dhe zë konsistent në çdo komunikim. A do ta përdorni ju atë maksimalisht?

Design që tërheq vëmendje

 Apple, Brand Awareness mac celesi rast studimi Salvador Dali

“Have no fear of perfection—you’ll never reach it.”

– Salvador Dalí

Dalí ka thënë mos të kemi frikë nga perfeksioni, nuk do e arrijmë dot kurrë.

Dizajnerat njihen për perfeksionizmin e tyre dhe vetë profesioni i tyre kombinon punën me artin. Ka shumë “shkolla” të design, disave i pëlqen minimalist, disave modern, disa ndjekin rregullat, disa i thyejnë.

Për të shfrytëzuar pozitivisht faktorë si brand awareness për të rritur shitjet, personat që ju besojnë si profesionistë të fushës, ndjekësit, etj. një vend ku mund të diferencoheni gjithashtu është design.

Mos e nënvlerësoni atë. Nga product design (ju rekomandojmë këtë kurs për product design) te website design te graphic design, produkti apo shërbimi juaj mund të përfitojë jashtë mase nga “vesi” i perfeksionizmit që shoqëron shumë dizajnera.

Apple ofroi një celular thuajse si të tjerët apo jo? Me të mund të bëje telefonata, të shkrepje foto, të lundroje në internet. Por Apple kishte një avantazh, si nga design, si nga teksti i përdorur për të përcjellë mesazhin.

Product design dhe minimalizmi i Apple tanimë numëron miliona avokatë të zjarrtë të firmës.

Ata janë përtej brand awareness dhe ofrimi i design të kuruar në detaj është arsyeja pse.

Teknologjia dhe rrjetet sociale

E dini ç’ka thënë në 2006 Ed Zander, CEO i Motorola për produktin revolucionar iPod Nano të Apple?

“Vaftë në djall kjo Nano. E çfarë dreqin bën ajo? Kush dëgjon 1000 këngë?”

Nuk është nevoja të krahasojmë cila prej kompanive është më e suksesshme kësaj dite. Pa rregullime dhe optimizime bazuar te të dhënat dhe kërkesat e reja të tregut, edhe produkti më i mirë kapet në grackë nga inercia dhe dështon.

Për të rritur ndërgjegjshmërinë ndaj markës, teknologjia është një nga mënyrat më të sigurta dhe me kthimet më të larta të investimit (ROI).

Me teknologji nënkuptojmë:

  • optimizimi për motorrët e kërkimit,
  • fushatat në rrjete sociale
  • bashkëpunime me influencues
  • link-building
  • faqja juaj web dhe prezenca juaj online
  • reklamat PPC
  • email campaigns
  • analiza HR
  • software produktiviteti

Ka shumë aspekte të teknologjisë që mund të ndihmojnë dhe avancojnë biznesin tuaj, si në aspektin e markës dhe brand awareness, si në departamente si shitjet, HR, financa etj. Përsa i përket punësimit të stafit të duhur, mund t’ju rekomandojmë Agjencinë Profesionisti, e pajisur me ekspertizën e gjetjes së punonjësve të duhur, remote dhe jo vetëm.

Bëj 1% më shumë

E keni hasur shprehjen “go the extra mile”? Sado “shortcuts” shtigje të gjeni, sado këshilla të lexoni, sado buxhete të mëdha të shpenzoni në strategjitë tuaja, që t’ju njohin, besojnë e zgjedhin rëndësi ka shërbimi që ju ofroni. Sa më tepër të përputhet imazhi që shfaqni me atë që realisht jeni e ofroni, aq më shumë klientë do ju zgjedhin ndër vite, do flasin për shërbimin e do sjellin miqtë e kolegët te ju.

Një mënyrë e shkurtër, por efektive që na vjen ndër mend është vendosja e biznesit tuaj në sytë e klientëve potencialë në faqe të konsoliduara, si p.sh. Yellow Pages Albania, direktoria më e madhe e bizneseve shqiptare ku mijëra vizitorë kërkojnë biznese.

Ndonjëherë 1% bën diferencën: një falenderim, një urim, një dhuratë, një email për ti uruar ditëindjen, ka shumë veprime që mund të ndëmerrni për të siguruar që po jepni 101%.

Klientët tuaj nuk meritojnë asgjë më pak!