Si të shmangim stresin? Dr. Fleura Shkëmbi, na tregon disa teknika në kushte shtëpie

Nga Dr. Fleura Shkëmbi, Psikologe klinike dhe Hipnoterapiste/ Shpesh situatat dhe mendimet që na bëjnë të ndihemi të stresuar dhe tensionuar na duken të pakapërcyeshme dhe më të mëdha nga sa janë në realitet. Ne priremi ta zmadhojmë stresin kur e mendojmë më shumë seç duhet. Në këtë paraqitje ne dukemi të vegjël dhe pa shpresë, ndërsa stresi duket i madh e i pazgjidhshëm. Gjithësecili prej nesh mund t’i përshtasë vetë teknikat e menaxhimit të stresit sipas stilit të jetës dhe personalitetit të vet. Disa preferojnë të shkojnë në palestër, disa të shkojnë të notojnë, të tjerë të bëjnë yoga,...

Read More