Author: Delfina Hoxha

Nisma “Solidaritet përballë pandemisë” dhe CEO i Çelësi Media Group në Top Talk

Dje në orën 15:30 në emisionin Top Talk ishte i ftuar Z.Ylli Sula, CEO i Çelësi Media Group, për të diskutuar rreth iniciativës së Solidaritetit dhe se si bizneset po bëhen bashkë për të ndihmuar familjet shqiptare në këto ditë të vështira. Një numër gjithnjë në rritje biznesesh janë solidarizuar dhe i janë bashkuar iniciativës që në ditët e para, mbi 80 prej tyre, në një periudhë tejet të shkurtër. Kjo është nismë inovatore po rezulton shumë e mirëpritur nga bizneset dhe qytetarët si për vlerat dhe solidaritetin që mbart, ashtu edhe për zgjidhjet dhe kontributin konkret që ofron...

Read More

Si të bësh marketing etik në kohën e COVID19? (Shërbimet që rekomandon Çelësi Media Group)

Këto ditë të vështira kanë prekur secilin prej nesh, familjarëve, miqve e kolegëve tanë. Përditshmëritë tona kanë bërë një kthim 180 gradë. Marketingu në kohën e Coronavirus Sigurisht edhe bizneset dhe ekonomia janë prekur masivisht nga Coronavirus. Shumë biznese nuk janë të sigurtë si duhet të procedojnë me strategjinë e marketingut dhe rritjes në këto kohë. Ka mënyra për të investuar te biznesi dhe për të qëndruar pranë klientelës suaj, pa u treguar të pandjeshëm rreth situatës. Nëse gjendeni pranë klientëve, qoftë edhe jo me produkte specifike, por me këshillat e suportin tuaj, kjo do të jetë shumë më...

Read More

Fjalë inkurajuese nga Ylli Sula, CEO i Çelësi Media Group

Teksti i mëposhtëm është shkëputur nga një komunikim për punonjësit e Çelësi Media Group nga CEO Ylli Sula, rreth situatës së krijuar nga Coronavirus dhe karantinimi. Duke qenë se pamë vlerë në analizën dhe këshillat e mëposhtme, po i ndajmë me ju. Përshëndetje të gjithëve, Sot jemi vetëm në ditën e tretë të izolimit dhe kjo situatë pritet të zgjasë, duke sjellë çekuilibër, tronditje dhe përmbysje në përditshmëritë tona. Eshtë koha që krahas rrezikut të marrjes së sëmundjes dhe përballjes me të, të mendojmë dhe të përgatitemi për të përballuar edhe karantinimin e gjatë, edhe rikthimin sa më të shpejtë...

Read More

Biznesi shqiptar solidarizohet me popullin shqiptar

Kjo nismë e Yellow Pages Albania, Portalit të Biznesit Shqiptar dhe Çelësi, Portalit më të madh të njoftimeve në botën shqiptare prej më shumë se 22 vitesh, fton të gjithë bizneset të tregojnë mbështetjen e tyre për shqiptarët në këto kohë të vështira. Iniciativa për solidaritetin e bizneseve Ftojmë bizneset të publikojnë shërbimet dhe ofertat e tyre ekskluzive krijuar për të ndihmuar çdo të prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga ky virus. Ftojmë çdo biznes të ofrojë shërbime falas apo oferta për këto kohë të Coronavirus. Kjo iniciativë nga Yellow Pages Albania dhe Gazeta Çelësi dëshiron të tregojë...

Read More

9 fakte që do ju bëjnë të ndiheni pozitivë për ecurinë e Coronavirus

Në një mënyrë apo një tjetër, situata e pandemisë së COVID-19 na ka prekur të gjithëve. Puna, familja, shëndeti, mënyra si kalojmë kohën tonë të lirë, shëndeti ynë mendor, këto faktorë tepër të rëndësishëm janë ndikuar e ndryshuar prej këtij virusi. Ky virus është shndërruar në pikën qëndrore të çdo bisede, por ky artikull ka një qëllim tjetër, t’ju japë disa lajme të mira rreth gjendjes momentale të virusit: Kina ka mbyllur spitalin e fundit të krijuar për Coronavirus, pasi nuk ishte më i nevojshëm. Shqiptarët janë bashkuar për të duartrokitur nga ballkonet e tyre, për të vlerësuar heronjtë e vërtetë,...

Read More