Në këto ditë të vështira, ti mund të mësosh direkt nga ekspertët si të arrish më shumë në jetë e biznes dhe si të zhvillosh aftësitë kryesore për të arritur sukses në fushën që TI dëshiron. Platforma jonë të mundëson të mësosh nga trajnerët, pedagogët dhe ekspertët e fushës, për të zhvilluar njohuri e aftësi tepër të vlefshme për avancimin tënd profesional e personal.

Shumëllojshmëria e kurseve në platformë

Aktualisht, kemi mbi 500 orë trajnime dhe mbi 100 kurse online të fushave dhe tematikave të ndryshme për zhvillimin profesional dhe personal, si:
  • Leadership & Aftësi Komunikuese (Soft Skills)
  • Marketing & PR (Strategji Marketingu Dixhital)
  • Biznes (Menaxhim, Design & IT, Zhvillim Webi & Përmbajtje)
  • Zhvillimi Personal & Stili i Jetesës

Mëso online nga shtëpia, maksimizo njohuritë e tua dhe vlerën tënde!

Pas 10 ditëve falas, të gjitha kurset janë 50% më lirë. Në fund ti pajisesh me çertifikatën tënde të dyfishtë, italiane dhe shqiptare!

Çfarë e diferencon UniPro nga platformat e huaja?

Ndryshe nga platformat e huaja, UniPro Balkan Academy është ideuar për trevat shqiptare. Kurset kanë titra në shqip në mënyrë që secili prej nesh të mundet të avancojë dhe të arrijë nivele botërore. Për të promovuar mësimin në subjektet më të kërkuara, ne kemi kryer një studim për të kuptuar cilët janë kurset më të nevojshme në tregun shqiptar. Ne pyetëm 800 persona e 250 kompani dhe bazuar në këto rezultate vendosëm kurset e nevojshme në UniPro. Zbuloni këtu cilat janë subjektet ku duhet të investoni kohën dhe energjitë tuaja. Nuk jeni i sigurtë nëse platforma jonë është e duhura për ju? Jeni në udhëkryq mes dy kurseve dhe nuk dini cili është më i përshtatshëm për karrierën tuaj? Stafi ynë është në shërbimin tuaj për çdo pyetje, paqartësi, koment apo sugjerim. Zgjidh kursin më interesant për ty dhe ndiqe falas për 10 ditë në platformën UniPro Balkan Academy.

Përfito -50% Zbritje