Autori Peter Drucker, ekspert i teorive të menaxhimit ka thënë:

“Nuk ka gjë më të padobishme sesa të bësh në mënyrë tejet efiçente diçka që nuk duhej të bëhej fare.”

Fatkeqësisht një pjesë e madhe e punës që kompanitë e agjencitë bëjnë për optimizimin e brand-it është e tillë.

“Brand optimization” = Kombinimi i elementëve vizualë dhe verbalë që krijojnë imazhin e një marke = Imazh sa më i qartë në mendjen e përdoruesit

Shpjegimi më i shkurtër për konceptin e optimizimit të brand-it? Reputacioni.

Tanimë, me procesin e dixhitalizimit, përdorimin e marketingut online, përhapjen e rrjeteve sociale dhe nivelin e përgjithshëm të përfshirjes së teknologjisë në jetët e secilit prej nesh, ky shpjegim nuk mund të konsiderohet i plotë.

Një përqindje e konsiderueshme e klientëve kërkojnë online rreth një produkti para se të blejnë– një prej arsyeve pse keni hasur shpesh artikuj rreth rëndësisë së testimonials (dëshmive) e reviews (vlerësimeve).

Investimi te rritja e ndërgjegjësimit për markën garanton që klientët tuaj potencialë do të dinë për ju.

Nëse:

  • kërkojnë online dhe nuk shfaqeni në faqen e parë = Brand Optimization 🙁
  • kërkojnë online dhe shfaqet një konkurent = Brand Optimization 🙁
  • duhet X produkt dhe menjëherë njerëzve i shkon mendja tek ju = Brand Optimization 🙂
  • keni një brand aq të fuqishëm sa klientët tuaj janë edhe fansa të zjarrtë që ju mbrojnë, përmendin e promovojnë = Brand Optimization 😍

Të pasurit një “brand” të fuqishëm, një kompani që klientët e njohin e zgjedhin nuk kërkon Senior Designer me 20+ vite eksperiencë. Nuk duhen investime kolosale apo një numër treshifror i të punësuarve në departamentin e marketingut. Ndihmojnë, sigurisht, por thellimi i njohurive dhe vizioni i qartë shpesh janë mjaftueshëm.

Animalz.co është një nga kompanitë më të mira në botë për marketingun e kontentit. Ata kanë ndihmuar biznese si Google, Amazon, Intercom etj.

Teksa po bëja kërkime për këtë artikull, hasa në podcast-in e tyre episodin “How to Position Your Brand so it Better Connects and Converts”. Kjo bisedë mes 2 ekspertëve të rangut botëror ishte tepër interesante dhe duhej dëgjuar me kujdes. Diçka që më tërhoqi vëmendjen ishte ndjenja e shfaqur për Mailchimp nga zëvendës presidentja e marketingut e Animalz.

Mailchimp është një software për automatizimin dhe fushtatat e email.

Pa u sponsorizuar dhe pa pasur bashkëpunim me ta, VP e marketingut të Animalz u shpreh se e donte brand-in e Mailchimp kaq shumë sa e sugjeronte kudo, kurdo, kujtdo që i duhej një shërbim i ngjashëm me tyrin. E përdorur nga mijëra kompani e individë në mbarë botën, MailChimp ka kthyer përdoruesit në përkrahës të flaktë, madje VP e një prej kompanive më “cool” të momentit.

Ata janë në një tjetër nivel të optimizimit të brand-it!

Karta Extra mund t’ju vijë në ndihmë me qëllimet tuaja për optimizimin e brand-it, rritjes së klientelës, njohjes në treg etj.

Rrjeti i 85+ bizneseve e mijëra klientëve të regjistruar ju jep një shans fantastik për të arritur qëllimet tuaja të marketingut e shitjeve! Brand optimization ✓

Për të evituar gabimin e përmendur në fillim nga eksperti Peter Drucker e për të arritur besnikëri të nivelit Mailchimp, disa nga mënyrat si mund të investoni te brand-i juaj dhe kompania me anë të brand optimization janë:

  1. Optimizimi i faqes web
  2. Brand-imi i kompanisë
  3. User Experience (UX) pozitive
  4. Krijimi dhe kurimi i prezencës online
  5. Optimizimi për motorrët e kërkimit
  6. Marketingu i kontentit
  7. Ndërveprimet në rrjetet sociale

Brand optimization është një strategji, një objektiv. Optimizimi i brand është efekt anësor i veprimeve të duhura, jo një qëllim në vetvete.

PËR BIZNESET E REJA

optimizimi i brand-it mund të diferencojë nga një biznes i dështuar në atë të suksesshëm.

PËR BIZNESET E NGRITURA GIÀ

optimizimi i brand mund të bëjë ndryshim 10%. Mjaftueshëm për t’ju diferencuar nga konkurenca, për të arritur nga mirë në shkëlqyeshëm.

Kush nuk do e dëshironte këtë?!